Përndiqte ish-bashkëshorten e tij, arrestohet 53-vjeçari në Tiranë
Një 53-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi përndiqte ish-bashkëshorten e tij, të pajisur me urdhër-mbrojtje.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ai ka shkelur vendimin e gjykatës që e kishte pajisur gruan me urdhër mbrojtje, duke iu afruar asaj.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin G. C., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtejeje, dhe ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke iu afruar asaj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut