Ambasadori Soreca kërkon që për verifikimin e listave të kandidatëve të zbatohet plotësisht ligji i dekriminalizimit
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, i bëri thirrje mbrëmjen e sotme Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë që “të zbatojnë plotësisht ligjin e dekriminalizimit” në procesin e shqyrtimit të listave të kandidatëve për deputetë.
Soreca e bëri thirrjen e tij përmes një postimi në Twitter, i cili ishte i pari që pasi partitë politike dorëzuan në KQZ listat e kandidatëve.
“Partitë politike tani kanë prezantuar listat e tyre për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Tani është deri në dorë të KQZ-së që në konsultim me Prokurorinë e Përgjithshme, të verifikojnë kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht dhe standardet e larta të integritetit për të gjithë kandidatët duhet të plotësohen,” – shkroi Soreca.
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania