Lukashenko: Bjellorusia po përgatitet për luftë, trupat po furnizohen me armë
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha sot se Bjellorusia po përgatitet për luftë, megjithëse, siç tha ai, dëshiron paqe dhe nuk dëshiron të luftojë kundër asnjë vendi.
Lukashenko tha se thënia “Nëse doni paqe, përgatituni për luftë” është e vërtetë, njoftoi uebfaqja e presidentit bjellorus.
Lukashenko theksoi se Bjellorusia nuk kërcënon askënd në asnjë mënyrë dhe nuk dëshiron territoret e njerëzve të tjerë.
Ai tha se në Bjellorusi po kryhet trajnimi i nevojshëm i njësive përkatëse dhe se trupat po furnizohen me lloje të ndryshme të armëve dhe pajisjeve.
Sipas tij, përderisa kritikat vijnë nga vendet armiqësore, kjo do të thotë se Bjellorusia po bën gjënë e duhur.
Ai tha se do të ishte një fatkeqësi nëse Bjellorusia merrte lëvdata nga, siç tha ai, vendet armike.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West