Sfida Shqipëri-Angli, publikohen formacionet zyrtare

28 Mars 2021 | 16:59

Janë publikuar formacionet zyrtare të përballjes Shqipëri-Angli, sfida kjo e vlefshme për kualifikueset e botërorit  “Katar 2022”.

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja ka zgjedhur të zbresë në fushë kundër “Tre Luanëve” me formacionin 3-5-2.

Formacioni i Shqipërisë: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Hysaj, Uzuni, Laçi, Bare, Memolla.

Formacioni i Anglisë: Pope, Uoker, Meguajër, Stons, Shou, Foden, Rajs, Filips, Maunt,  Stërling, Kejn.

Tre ditë pas fitores me Andorrën, Shqipëria do të kërkojë një tjetër rezultat pozitiv, ndaj një prej përfaqësueseve më të mira në botë.

Skuadra kuqezi do të duhet të bëjë pa Marash Kumbullën në këtë përballje, për shkak dëmtimi, ndërsa skuadra e “Tre Luanëve” nuk do të ketë në dispozicion Marcus Rashford dhe Bukayo Saka.

Sfida so të luhet në “Air Albania” duke filluar nga ora 18:00.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026