Komisionet hetimore/ Deputetja e PD-së: S’do ta kemi të lehtë me PS

2 Prill 2024 | 19:13

Deputetja e PD-së Zheni Gjergji, në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania foli në lidhje me komisionet hetimore që janë ngritur për sterilizimin dhe për sistemin TIMS.

Ajo theksoi se ditën e sotme  u krijua debat për shkak se u  hodh poshtë me votë kërkesa e deputetëve të PD për mbledhjen e informacioneve të duhura për nisjen e hetimeve.

“Ligji ka shumë ndryshime, caktimi i ekspertëve, por për sa kohë opozita dhe deputetët e mazhorancës  kanë linçuar objektin e hetimit, duhet të jenë ata që duhet të bëjnë planin hetimor për të kërkuar dhe informacionin e duhur. Një debat shumë i nxehtë sot ishte hedhja poshtë me votë e kërkesave të bëra nga grupi i deputetëve të PD për mbledhjen e informacioneve të duhura për nisjen e hetimeve. Ishte mos-dëshira e mazhorancës që ne të kishim hapësirën tonë për ta filluar qetësisht këtë punë, por ashtu siç ka ndodhur këto muaj që ne jemi penguar, natyrisht nuk presim që ta kemi fushë me lule raportin me mazhorancën”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026