Një pranverë më e gjelbër/ Bimët në shtëpi shumë përfitime estetike dhe shëndetësore
Pranvera është stina e rritjes dhe rinovimit, dhe koha e përsosur për të filluar dekorimin e shtëpisë me lule dhe bimë të cilat përveç estetikës kanë shumë përfitime shëndetësore.
Pranvera këtë vit erdhi brenda natës, duke e transformuar peizazhin me ngjyrë sepie në një peizazh të te gjelbër, dhe pas një dimri te vështirë për shumë njerëz, me tensione gjeopolitike, luftëra, vështirësi ekonomike është mëse e mirëpritur.
Pranvera është një kohë e shkëlqyer për të sjellë gjelbërim në ambiente të mbyllura, duke adoptuar bimë shtëpiake.
Bimët mund të transformojnë pamjen e çdo dhome në shtëpinë tuaj, duke shtuar gjallëri ne cdo mjedis.
Shtimi i vazove me lule mund t’i japë hapësirës tuaj një ngjyrë pa pasur nevojë të investoni shumë. Bimët janë më të lira se mobiliet dhe shumica e dekorimeve të tjera të shtëpisë.
Por përveç estetikës, ka pasur studime të panumërta që vërtetojnë përfitimet e bimëve shtëpiake në shëndetin tonë mendor. Të qenit pranë bimëve mund të zvogëlojë stresin, mund t’ju ndihmojë të shëroheni më shpejt nga virozat e stinës dhe madje mund t’ju bëjë më produktivë.
Një studim gjatë bllokimit të Covid-19 në Bullgari zbuloi se njerëzit me bimë shtëpiake ose një kopsht ndjenin më pak simptoma depresioni dhe ankthi.
LEXONI GJITHASHTU:
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 09:31 Fundjava e 4 korrikut, dhjetëra vdekje nga të shtënat me armë në SHBA
- 09:20 Administrata Trump pret që siguria e Ngushticës së Hormuzit të jetë në fokus të samitit të NATO-s
- 09:06 Trump niset drejt Ankarasë, një samit që do të masë gatishmërinë e Evropës
- 09:02 Zbardhet vendimi i plotë unifikues i Gjykatës së Lartë mbi masën e sigurimit personal në Shqipëri, barra e provës i kalon Prokurorisë
- 08:55 Erdogan dhe Rutte kapen dorë për dore në Samitin e NATO-s, fotoja merr vëmendje publike
- 08:54 Kanadaja do të blejë 12 nëndetëse gjermane me teknologji të lartë