Kimmich i vë kushte Bayernit, do të qëndrojë pasi të njohë trajnerin
Pakënaqësia ndaj trajnerit Thomas Tuchel bëri që një pjesë e lojtarëve të bëjnë gati valixhet për t’i dhënë lamtumirën rekordmenëve të Gjermanisë dhe njëri prej tyre është Joshua Kimmich.
Mesfushori ishte ndër ata lojtarë që doli kundër vendimeve të trajnerit, madje duke humbur edhe vendin e titullarit në skuadër.
Në këtë situatë, 29-vjeçari bëri të ditur drejtuesve se do të largohet, por duket se ka bërë prapakthehu. Sipas asaj që raportohet në mediat gjermane, Kimmich i ka vendosur kushte skuadrës, ku pasi ato të plotësohen do të vendosë të qëndrojë.
Në një takim me drejtorin e përgjithshëm Max Eberl, ai i bëri të ditur se do të takojë fillimisht trajnerin e ri, më pas të vendosë nëse do të qëndrojë. Për këtë gjë është dakordësuar me Eberl, i cili ka e ka konsideruar të drejtë kushtin. “Joshua na e ka bërë të qartë, dua të di se kush është trajneri i ri’”, tha Eberl pas komunikimit me lojtarin, duke konfirmuar se ai është tepër i rëndësishëm për bavarezët.
Krahas Joshua Kimmich është dhe një pjesë e lojtarëve të cilët duhet të binden nga drejtuesit për rinovim, pasi ofertat nuk kanë munguar në drejtim të tyre. Kujtojmë këtu Gnabry, Coman apo Davies të cilët e kanë bërë të qartë se nuk ndihen të lumtur në Mynih.
LEXONI GJITHASHTU:
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 11:34 Rama në Ankara për Samitin e NATO-s, zbulohet agjenda e tij e takimeve
- 11:28 Rama prezanton spitalin e ri: Do të jetë gati në vitin 2028-të, do të trajtojë sëmundjet e komplikuara
- 11:15 Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit
- 11:10 Gjyqi Veliajt, kryebashkiaku nuk merr pjesë! Xoxa kërkon shtyrje të procesit pas lindjes! Dumani: Të ndahet çështja e saj
- 11:00 Rutte nga Ankaraja: NATO po bën përparim të jashtëzakonshëm duke zgjeruar shpenzimet e mbrojtjes
- 10:49 Tre vajzat në Fier dhunuan shoqen dhe e filmuan, policia i merr në hetim