Bayern vijon kërkimet për trajnerin, një tjetër emër i shtohet listës
Ndërprerja e kampionateve kryesore në Evropë i ka shërbyer skuadrave jo vetëm të rigjejnë fuqitë e të bëhen gati për rikthimin në fushë, por edhe sa i përket planeve të së ardhmes, qofshin ato afatgjatë apo afatshkurtër.
Një prej tyre është Bayerni i Mynihut, i cili nuk njeh pushim, ndërsa cështja trajner vijon të mos gjejë zgjidhje. Pas shumë emrave të përfolur, disa prej tyre thuajse të konfirmuar, drejtuesi vijojnë takimet, madje të fshehta e një i tillë është mbajtur gjatë ditëve të fundit.
Drejtori sportive i rekordmenëve të Gjermanisë, Max Eberl ka zhvilluar një takim me trajnerin Italian të Brighton, Roberto De Zerbi. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja Bild, e cila ka shtuar ndër të tjera se 44-vjecari është një alternativë serioze për Bayernin.
Aktualisht është nën kontratë me Brightonin deri në vitin 2026, por ka një klauzolë largimi prej 14 milionë euro, e në rast se drejtuesit binden absolutisht që një pagesë e tillë nuk do të ishte problem. Krahas tij, një emër me shumë potencial në të cilin duket se Eberl nuk dëshiron të tolerojë është ai i Xabi Alonsos, trajnerit të Leverkusen.
Ky i fundit po kryeson Bundesligën me aspirinat, por do të jetë shumë e vështirë të qëndrojë aty, duke ditur që është nën orbitën edhe të Liverpool e Real Madrid.
LEXONI GJITHASHTU:
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 13:52 Dëmtuan Komisariatin Nr. 3, vihet në pranga një protestues. Shpallen në kërkim 4 të tjerë
- 13:46 Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Aleks Pepën
- 13:32 Kartoni i kuq i Balogun, Parlamenti Europian do të kërkojë hetim ndaj presidentit të FIFA-s
- 13:20 SPAK dërgon për gjykim 4 persona për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal
- 13:16 Kryeministri holandez për Euronews Albania: Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane
- 13:03 Trump do të njoftojë rikthimin e Turqisë në programin F-35