“Bayern nuk më motivon”-Joachim Low flet për të ardhmen: Objektivi im është botërori
Pauza e Joachim Low që prej largimit nga kombëtarja gjermane ka qenë më e gjatë nga sa e kishte menduar, por nuk ka një vendim për tu tërhequr nga futbolli.
64-vjecari u ndal të fliste për të ardhmen, ndërsa pohoi se dëshira e tij është që të drejtojë një kombëtare.
“Nuk jam tërhequr nga futbolli, por do të kthehem vetëm nëse jam 100% i bindur. Një objektiv për mua është Botërori i radhës, që do të zhvillohet në Amerikë, Kanada dhe Meksikë. Kjo ide më duket emocionuese. Pas Kupës së Afrikës, Kupës së Azisë dhe Europianit, disa federata ndoshta do të kërkojnë përsëri trajnerë të kualifikuar për kombëtaret”, tha ai.
Më tej Low u pyet dhe për Bayernin, nëse do të ishte dakord të drejtonte skuadrën më të trofeshme në Bundesligë.
“Bayerni ndoshta nuk është i interesuar për mua si trajner, as unë nuk do të isha i interesuar për Bayernin. Kam qenë trajner i ekipit kombëtar këtu, në Gjermani, për një kohë të gjatë (2006-2021). Sigurisht, klubet janë një opsion shumë i mirë, por për mua nuk përbëjnë më motivim”, shtoi Low.
Joachim Loë drejtoi së fundmi kombëtaren gjermane, tek e cila qëndroi për 15 vite, ku dhe arriti të shpallej kampion bote. Nën drejtimin e panzerave numëron plot 198 ndeshje, me 124 fitore, 40 barazime dhe 34 humbje.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 16:13 Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
- 16:13 Kosova ngre aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të MUP-it serb për krime lufte në Vushtrri
- 16:02 Katari dënon ashpër një sulm iranian, kërkon të ndalen kërcënimet ndaj sigurisë detare
- 15:55 Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve
- 15:41 Terras: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
- 15:37 SPAK arreston një nga drejtuesit e dyshuar të një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës