Bayern e PSG në çerekfinale/ Bavarezët përmbysën Lazion në “Allianz”
Liga e Kampionëve ka njohur dy ekipet e para çerek-finaliste e bëhet fjalë për Bayernin dhe PSG.
Bavarezët arritën të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë, ku në Olimpico u mposhtën 1-0, ndërsa në Allianz Arena, triumfuan në shifrat 3-0.
Në anën tjetër, parizienët i fituan të dyja përballjet, në San Sebastian sfida u mbyll në rezultatin 1-2.
Në Mynih, Bayerni vendës vinte me pak ndryshime në formacionin startues, me Tuchel që ktheu Kimmich në rolin e mbrojtësit të djathtë, me gjermanin që zhvilloi një paraqitje pozitive. Pjesa e parë tregoi një Bayern më kërkues, me Lazion që u duke se do tja vështirësonte gjërat, ku një rast i mirë u shpërdorua nga Immobile.
Kanë dhe Muller do të realizonin në fraksionin e parë, për të dërguar shfirat në 2-0, ndërsa në minutën e 66’ ishte dhe një herë britaniku që vulosi triumfin 3-0. Një rezultat që avancon më tej Bayernin, ndërsa Lazio e mbyll këtu aventurën në Champions.
Në ndeshjen tjetër, PSG fitoi ndaj Sociedad me baskët që e patën të pamundur ti bëjnë ballë kundërshtarit.
Një dygolësh i Mbappe solli fitoren e parizienëve, teksa Sociedad iu anulua një gol me autor Barrencean, teksa në minutën e 89 Mikel Merino shënoi golin e vetëm për vendësit, duke regjistruar rezultatin 1-2. Kualifikim për PSG, po ashtu dhe Bayern, teksa javën tjetër do të njohin kundërshtarët e fazës cerekfinale.
LEXONI GJITHASHTU:
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 13:52 Dëmtuan Komisariatin Nr. 3, vihet në pranga një protestues. Shpallen në kërkim 4 të tjerë
- 13:46 Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Aleks Pepën
- 13:32 Kartoni i kuq i Balogun, Parlamenti Europian do të kërkojë hetim ndaj presidentit të FIFA-s
- 13:20 SPAK dërgon për gjykim 4 persona për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal
- 13:16 Kryeministri holandez për Euronews Albania: Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane
- 13:03 Trump do të njoftojë rikthimin e Turqisë në programin F-35