Hyn në fuqi lëvizja e lirë e të punësuarve në Shqipëri, Serbi e RMV
Qytetarët e Shqipërisë, të Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë do të munden të jetojnë dhe të punojnë në cilëndo nga tri shtetet, njwsoj sikur të jenë në vendin e tyre.
Në këto tri shtete, më herët ka pasur burokraci të shumta për punonjësit, por tashmë ato nuk ekzistojnë dhe transferimi i punonjësve bëhet pa pengesa.
Pikërisht tri vjet, liderët e vendeve të Ballkanit të Hapur vendosën dhe nënshkruan vendimin për të krijuar qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
Përparësitë e lëvizjes së lirë të punëtorëve në rajon janë të shumëfishta, duke filluar nga mundësia e kryerjes së punëve sezonale, përmes uljes së deficitit të profesioneve dhe forcimit të besimit të investitorëve e deri te rritja e sektorëve kyç në ekonomi.
Qasja e lirë në tregun e punës me11 milionë banorë pritet të parandalojë ikjen e mëtejshme të trurit dhe të rinjve nga rajoni duke ofruar mundësi punësimi, por edhe për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje për staf cilësor, si të kompanive vendase dhe ndërkombëtare që punojnë në rajon.
Qytetarët e Shqipërisë, të Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë, të cilët dëshirojnë të punësohen në një nga anëtarët e Ballkanit të Hapur ose kanë gjetur tashmë një punëdhënës, duhet të kenë një numër personal identifikimi për të cilin mund të regjistrohen në mënyrë elektronike në disa hapa.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë