Eksperti: Pse politika e punësimit në Kosovë është më e mirë se në Shqipëri

16 Janar 2024 | 15:53

Eksperti i punësimit, Erjon Muça, ka folur në një lidhje të drejtpërdrejtë, në Euronews Now, për arsyet se pse politikat e Kosovës në tregun e punës kanë përparësi në krahasim me vendin tonë. Sipas tij, faktori i parë është qarkullimi i lartë i euros në Kosovë, ku në vitet e fundit euro ka qenë në nivele të larta.

Së dyti, eksperti përmendi shtimin e remitancave dhe investimet që diaspora e Kosovës bën në vendin e tyre, kryesisht në iniciativa të susksesshme startup-i, të cilat rezultojnë në një bazë të mirë financiare edhe për familjarët që emigrantët kanë lënë pas. Këtë kapital financiar eksperti e sheh si një lehtësi për hapjen e bizneseve, qofshin të mëdha ose të vogla.

“Së treti, janë nivelet më të larta të pagesave për papunësinë krahasuar me Shqipërine, sidomos për të rinjtë. E së fundmi, poltikat që hartohen në Kosovë merren dhe realizohen në mënyrë shumë serioze dhe korrekte, sepse përqëndrohen tek interesi më i lartë, i atyre që janë përfituesit e vërtetë, nga iniciativat që ndërmerren.”-tha eksperti.

Në vazhdim, ai u shpreh se Shqipërisë, në ndryshim ngsa Kosova, i mungojnë instanca të cilat merren me studimin e tregut të punës, në mënyrë që të rinjtë apo grupmoshat e tjera të orientohen më mirë drejt këtij tregu. Si rezultat, nëse kjo arrihet do të mundet që  të ridimensionohet arsimi dhe formimi profesional që në moshë të hershme për të rinjtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026