Degët më të zgjedhura në universitet, të rinjtë: Aplikuam aty ku garantohet punësimi
Nga data 29 gusht e deri më 11 shtator të gjithë maturantët fitues do të kenë mundësi të regjistrohen në universitete. Për këtë vit Fakulteti i Ekonomisë është më i preferuari nga maturantët, 43% prej tyre, kanë aplikuar për të qenë pjesë e këtij fakulteti.
Të rinjtë janë orientuar nga tregu i punës, duke bërë një studim të tij, për të parë se çfarë ofrohet më së shumti.
“Informatikë ekonomike. Besoj se ka të ardhme dhe tregu e kërkon gjatë dhe është e duhura”, thotë një vajzë.
Regjistrimet do të jenë në dy raunde dhe do të zgjasin deri në 21 shtator. Nga 32 mijë kuota, vetëm 19600 maturantë kanë aplikuar në fazën e parë.
“Jam duke pritur për të fituar degën që dua. Informatikë ekonomike. Mendoj se ka një treg punë shumë interesant”, shprehet një djalë.
Regjistrimet në universitete këtë vit do të jenë me dy raunde dhe jo 3 siç ishte vitin e shkuar. Regjistrimi do të bëhet online për dy raundet e para, dhe në përfundim të tyre, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në U-Albania mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në universitete deri në plotësimin e gjitha kuotave.
LEXONI GJITHASHTU:
- Regjistrimi në universitete, Kule: 43% e maturantëve kanë aplikuar te Ekonomiku
- Publikohet lista me 1000 universitetet më të mira në botë
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në