Regjistrimi në universitete, Kule: 43% e maturantëve kanë aplikuar te “Ekonomiku”
Universitetet publike dhe private do të nisin nga kjo e martë regjistrimin e studentëve që janë shpallur fitues.
Regjistrimet do të jenë në dy raunde dhe do të zgjasin deri në 21 shtator. Nga 19 mijë aplikantë, 43% kanë zgjedhur degët e Fakultetit Ekonomik të Tiranës.
Ndërsa të rinjve që janë shpallur fitues në më shumë se një degë do t’iu duhet të zgjedhin ku do të vazhdojnë studimet, dekani Kule ju kërkon atyre që duan degët ekonomike të mos nxitohen pasi ka vend për të gjithë.
“Të mos shqetësohen maturantët pasi sikur të regjistrohen të gjitha ata që janë shpallur fitues, mbeten 291 vende të lira, sepse janë shpallur fitues në një nga 4 degët e Fakultetit të Ekonomisë. Nga ata që janë shpallur fitues, mund të regjistrohen në universitete dhe fakultete të tjera. Maturantët të mos nxitojnë nëse kanë vendosur që të jenë studentë të Fakultetit të Ekonomisë dhe të jenë pas 5 vitesh specialistë të kërkuar nga tregu shqiptar”, tha dekani Kule.
Kërkesën e lartë për Fakultetin Ekonomik, Kule ia atribuon stafit profesional, i cili përbëhet nga 174 pedagogë, prej të cilëve 74 janë të kategorisë profesorë, 51 doktorë dhe 51 me master që janë në procesin e doktoraturave. Një tjetër avantazh i fakulteti që drejton është edhe përfshirja e universitetit në projekte ndërkombëtare që nga viti 1993 si dhe zhvillimi i mësimit në gjuhën angleze prej 5 vitesh.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump