Fëmijët me autizëm në Korçë/ Mungon transporti në qendrën për trajtimin e fëmijëve
Rrugët e parkut sot i duken bosh sepse në këto rrugë hidhte hapat me djalin e saj, i cili i ndërroi jetë vetëm para dy muajsh.
Entela Bebri është një nga nënat heroina e cila rriti për 17 vite djalin e saj i cili vuante nga autizmi, me plot sakrifica e mundim por siç e cilëson ajo, fëmijët me autizëm janë bekim nga Zoti.
“Me Fabianin shkoja nga parku, me duket sikur është diku aty, është ulur në një stol, shumë e dhimbshme. Nuk e përballoj dot. (lere momentin kur qan) nuk e di, është e dhimbshme për një nënë të përjetojë atë dhimbje”- u shpreh Entela Bebri.
“Janë bekim nga Zoti, do doja ta kisha e njëherë, jam krenare për aq sa e kisha, 17 vite. Do doja ta përjetoja edhe njëherë ato 17 vite, ti ktheja pavarësisht dhimbjes, i kam harruar.”- shtoi Bebri.
Pas humbjes së djalit, Entela vijon kërkesën që fëmijët që vuajnë nga autizmi duhet të mbështeten. Madje për qendrën ku ajo çonte djalin, kërkon një automjet transporti.
“Nuk është bërë. Fakti se u përpoqëm shumë por, shpresoj të bëhet me mire për ata fëmijë që janë atje. Duhet t’u japë një fugon që e nënat të rrinë pak më të lira, mbështetje ekonomike dhe fugonin, kisha 10 vite e çoja. Ato duhet të kenë shumë mbështetje, t’u japin fugon, Zoti ti japë mbështetje.”
Dhimbvja për Entelën është kthyer në forcë. Ajo rezervon dy fjalë edhe për prindwrit që kanë fëmijë me çrregullime të tilla.
“Sot është dita e autizmit dhe unë do doja që t’i jepja kurajo gjithë nënave që kanë fëmijët e tyre me autizëm.”
“Të ecin para, me kokën lart, pavarësisht se kanë dhimbje por u uroj të jenë sa më të forta, pavarësisht problemeve që kanë.”
2 Prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e Autizmit, e teksa me dhjetëra aktivitete mbahen në Shqipëri e në botë, në qytetin e Korçës fëmijët me autizëm ende nuk kanë një mjet transporti për të shkuar drejt shkollës speciale.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve