E rëndë në Meksikë, vritet në atentat gjatë fushatës kandidatja për kryebashkiake
Një kandidate për kryebashkiake e partisë në pushtet u qëllua për vdekje të hënën në Meksikën qwndrore gjatë ditës së parë të fushatës së saj.
Sipas mediave të huaja, vrasja e Gisela Gaytan erdhi pavarësisht se ajo kishte kërkuar mbrojtje nga autoritetet, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje.
Një kandidat për këshillin e qytetit gjithashtu u raportua fillimisht si i qëlluar për vdekje në incident, por Ministria e Sigurisë më vonë tha se personi në fjalë ishte zhdukur.
Të hënën në mbrëmje, Gisela Gaytan sapo kishte paraqitur planin e saj të strategjisë së sigurisë përpara një mitingu në Celaya, Guanajuato, kur persona të armatosur hapën zjarr, duke e vrarë atë në çast.
Prokurori i shtetit të Guanajuato tha se po hetonte vrasjen. Asnjë arrestim nuk është bërë bërë deri më tani lidhur me ngjarjen.
Arsyet pse Gaytan u vu në shënjestër ishin të paqarta, por shteti Guanajuato në vitet e fundit ka regjistruar disa nga numrat më të lartë të vrasjeve në Meksikë dhe ka përjetuar luftëra në terren midis grupeve kriminale.
Analistët e sigurisë thonë se shumica e dhunës zgjedhore priret të ndodhë në nivel komunal, ku bandat ushtrojnë presion për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, me shpresën për të siguruar më shumë kontroll mbi trafikun e drogës dhe akteve të tjera kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit