Dilemat e Suzuka’s në fundjavën japoneze

3 Prill 2024 | 13:34

Ferrari në luftë, McLaren në ristrukturim dhe Ricciardo në telashe, këto janë disa nga çështjet që do të vendosin shumë në fundjavën japoneze të Suzuka-s në Formula 1. A do të jetë sërish në garë për të fituar Ferrari pas dy vendeve të para në Australi me Carlos Sainz dhe Charles Leclerc.

Vjeshtën e një viti më parë spanjolli u rendit i gjashti në Japoni, menjëherë pas fitores në Singapor. Diçka jofamiliare për Max Verstappen të tërhiqej nga Australian Grand Prix pas problemeve me frenat e pasme. Ashtu si një vit më parë ai dhe Red Bull dominuan në Suzuka pas mbetjes jashtë podit në Singapor.

McLaren duhet mbajtur në vëmendje në Suzuka. Skuadra siguroi një podium të dyfishtë në vitin 2023 dhe Lando Norris ishte shumë pranë vendit të dytë në Melbourne. Dilema është nëse do të kenë shpejtësinë e nevojshme në Japoni.

Për t’u sqaruar mbetet nëse është simulatori shkak i problemeve të Mercedes në startin më të dobët prej vitit 2012. Si dhe problemet e Daniel Ricciardo’s, australiani nuk ka qënë në gjëndje as t’i afrohet Yuki Tsunoda-s në 3 garat e para të 2024.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026

Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës

Humbja e Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026 në stadiumin MetLife në New Jersey ka shkaktuar reagime të shumta nga tifozët,...
17:04 | 23/07/2026

Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja historike bërthamore civile mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite varet nga vendimi i Riadit për t’iu...
16:12 | 23/07/2026