Bie nga kantieri në ndërtim, ndërron jetë punëtori në Tiranë

3 Prill 2024 | 14:34

Një 55-vjeçar, ka humbur jetën në Tiranë pasi u rrëzua aksidenalisht në kantierin në ndërtim ku po punonte.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 09:00 të mëngjesit të kësaj të mërkurë në zonën e njohur si Kodra e Diellit në kryeqytet. Pasi u rrëzua nga lartësia e objektit në ndërtim 55-vjeçari, i identifikuar si Sinan Baci, u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht ndihmës së mjekëve ai ndërroi jetë disa orë më vonë.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjajes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.04.2024, rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit, në një kantier ndërtimi, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi S. B., 55 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026