U mund thellë nga Zelensky në 2019, Poroshenko: Do kandidoj sërish për president
Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka zbuluar se po planifikon të kandidojë sërish për postin e Kreut të Shtetit.
Sipas mediave të huaja, megjithatë, ai e bëri të qartë se do ta bëjë këtë vetëm pasi të përfundojë lufta me Rusinë.
“Nëse më pyesni nëse planifikoj të marr pjesë në zgjedhjet e ardhshme, [atëherë] po,” i tha ai Al Jazeera.
“Por së pari, për këto zgjedhje, ne duhet të kemi një fitore”, tha Poroshenko.
Ukraina duhej të mbante zgjedhjet e radhës presidenciale këtë vit, por nuk mund ta bëjë këtë ndërkohë që ligji ushtarak, i shpallur në përgjigje të luftës, është në fuqi.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha në dhjetor të vitit të kaluar se ishte i gatshëm të vazhdonte me zgjedhjet siç ishte planifikuar, por besonte se shumica e ukrainasve mendojnë se një votim do të ishte “i rrezikshëm dhe i pakuptimtë” në kohë lufte.
Poroshenko ishte president i Ukrainës midis 2014 dhe 2019, por u rrëzua në zgjedhjet kundër Zelenskyy.
Beteja e fortë mes tyre në vitin 2019 përfundoi me një fitore dërrmuese të Zelenskyt, me 73.22 % të votave.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina