Shtohen klinikat private/ Pas pandemisë të ardhurat në shëndetësi u rritën 67%

3 Prill 2024 | 15:49

Klinikat dhe laboratorët privat shëndetësor kanë lulëzuar pas pandemisë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se të ardhurat neto në bizneset e lidhura me shërbimet shëndetësore arritën në rreth 44 miliardë lekë përgjatë 2022, me rritje vjetore 7.5%, teksa në raport me vitin 2019, të ardhurat u rritën me 67%.

Në vitin 2019, të ardhurat nga shërbimet shëndetësore të ofruara nga privatët ishin 26 miliardë, por pas pandemisë, arritën nivelin e 44 miliardë lekëve me 2022.

Pandemia Covid-19 rriti nevojën për ekzaminime laboratorike dhe kontrolle rutinë, duke nxitur hapjen e qindra bizneseve që ofronin shërbime shëndetësore.

Në vitin 2022, në të gjithë vendin numëroheshin rreth 4030 biznese me aktivitet në shëndetësi me rritje vjetore 17%, teksa në krahasim me vitin 2019, ndërmarrjet në këtë sektor u shtuan me 27%.

Kjo rritje u reflektua edhe në numrin e të punësuarve.

Sektori i shëndetësisë kishte rritjen më të madhe në përqindje të punonjësve me pagë. Gjithsej numëroheshin 12,095 persona me pagë ose 29% më shumë se në vitin 2021.

së fundmi, bizneset në këtë fushë po nxiten nga kërkesa e të huajve për shërbime shëndetësore në vendin tonë.

Ndërhyrjet estetike dhe shërbimet dentare kanë filluar të kërkohen prej tyre duke I shëndruar në një grup të qëndrueshëm për marrjen e këtyre shërbimeve në vendin tonë.

Kërkesa vjen në rritje viti pas viti, edhe për arsye se barra e sëmundjeve në popullsinë vendase po zgjerohet me shpejtësi, si rrjedhojë e plakjes së popullsisë dhe ndryshimit të stilit të jetesës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026