“Më shumë armë Ukrainës”, SHBA dhe BE pranojnë se trupave po u mbarojnë municionet
Sekretari amerikan i Shtetit deklaroi se është “absolutisht jetike” t’i dërgohen më shumë armatime Ukrainës. Antony Blinken e bëri deklaratën gjatë një vizite në një fabrikë armësh në Versajë, me ministrin francez të Mbrojtjes.
Zyrtarët nënvizuan se Ukraina mbetet në dizavantazh krahasuar me Rusinë në fushën e betejës dhe pranuan raportimet e trupave ukrainase në vijat e frontit se po u mbarojnë municionet. Vetëm muajin e kaluar, forcat ukrainase u tërhoqën nga qyteti lindor i Avdivkës.
Edhe kryeministri çek Petr Fiala deklaroi gjatë një vizite në Lituani se rreth 20 vende i janë bashkuar nismës çeke për dërgimin e municioneve në mbështetje të Ukrainës.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se mbi 3.2 milionë persona në rajonet ukrainase të kontrolluara nga Moska kanë marrë pasaporta ruse. Kreu i Kremlinit u bëri thirrje autoriteteve të sigurohen që personat që kërkojnë nënshtetësi ruse të respektojnë vlerat e vendit.
Në kuadër të ofensivës, trupat ruse kryen së fundmi një sulm me raketa në qytetin Dnipro, duke plagosur 13 persona.
Tetë nga të lënduarit u shtruan në spital dhe janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa të tjerët u mjekuan në vendngjarje.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme