LSI: Aferë me rindërtimin në Vorë, dëmshpërblime fiktive para zgjedhjeve
Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes një deklarate për shtyp denoncon bashkinë e Vorës se ka dëmshpërblyer në kundërshtim me ligjin 244 familje, të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.
“Në kundërshtim me ligjin, kjo bashki ka hartuar një listë totalisht të re me 244 banesa me pretendimin se janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Kjo listë, i është dërguar para 10 ditësh për miratim Institutit të Ndërtimit me qëllimin e vetëm, përfitimin e dëmshpërblimit fiktiv pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit”, theksoi ai.
Koordinatori i LSI në Vorë, Vojo Bregu i ka bërë thirrje SPAK-ut të hetojë rastin, ndërsa e cilësoi si “aferë elektorale”.
“Falënderojmë punonjësit e ndershëm të Bashkisë së Vorës, të cilët na kanë informuar mbi këtë masakër elektorale që po përgatitet, dhe në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje kryetarit të pazgjedhur të kësaj bashkie që të heqë dorë nga skemat për deformimin e vullnetit të qytetarëve të Vorës. Gjithashtu, i bëjmë thirrje SPAK-ut që në këtë kohë të rëndësishmë për fatet e Shqipërisë, të angazhohet maksimalisht dhe seriozisht për zbardhjen e këtyre aferave elektorale me rindërtimin në Vorë dhe në të gjithë Shqipërinë. Për SPAK, do të mjaftonte që oficerët e policisë gjyqësore, të shikonin fizikisht dosjet e rindërtimit”, tha ai.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West