Emërohet zv.ministri i ri i Drejtësisë

3 Prill 2024 | 22:16

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Tedi Dobi është emëruar zv.ministri i Drejtësisë.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: z. Tedi Dobi emërohet zëvendësministër i Drejtësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimet e marra sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Lajmi është konfirmuar më parë nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

“Nga sot, Tedi Dobi do të jetë bashkëpunëtori im i ri si zv/ministër Drejtësie”, shkroi Manja në Facebook.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026