Konfiskohen 17 tonë kokainë në Belgjikë e Holandë, mbi 70 të arrestuar
Policia në Belgjikë bëri 48 arrestime gjatë një operacioni të paprecedent kundër krimit të organizuar, pasi hetuesit deshifruan komunikimet e koduara në një rrjet popullor të përdorur nga kriminelët.
Rreth 200 kontrolle, për të cilat u angazhuan mbi 1.500 oficerë, përfshirë forcat speciale, u kryen njëkohësisht në mbarë vendin me 11.5 milionë banorë, bëri të ditur zyra e prokurorit publik.
Policia sekuestroi 1.2 milionë euro kesh, si dhe armë zjarri, bizhuteri, diamantë, makina luksoze dhe uniforma policie.
Prokurorët belgë deklaruan se hetuesit deshifruan rreth 1 miliard mesazhe të koduara në shërbimin ‘Sky ECC’ në dy vjet hetime, që çuan në sekuestrimin e mbi 17 tonelatave kokainë.
Sipas autoriteteve, janë rreth 171 mijë telefona të pajisur me shërbimin në fjalë në të gjithë botën.
Kontrollet filluan në orët e para të mëngjesit dhe u ushtruan kryesisht në rajonin e Antverpit.
Policia deklaroi se gjatë arrestimeve nuk pati incidente dhe se në pranga kishin rënë anëtarë të organizatave të ndryshme, të specializuara në trafikun e drogës.
“Në total në këtë operacion u kapën rreth 1 miliard mesazhe të koduara, thuajse gjysma e të cilëve po vazhdojnë të kontrollohen. Kjo na mundësoi të kishim një pikëpamje të thellë në mënyrën e funksionimit të organizatave kriminale, karakterin e tyre global, gjendjen e tyre financiare dhe agresivitetin e tyre”, u shpreh Frederic Van Leeuw, prokuror në Belgjikë.
Paralelisht, policia në Holandë kreu një operacion të ngjashëm duke arrestuar 30 të dyshuar në shkallë vendi dhe kontrolloi 75 shtëpi dhe zyra.
Autoritetet lokale deklaruan se shërbimi ‘Sky ECC’ kishte kaluar offline dhe nën kontrollin e hetuesve.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë