Përmbytjet, nis verifikimi, grupet e punës së bashkisë Shkodër nisin punën nga Muriqani 

11 Mars 2021 | 07:31

Pas më shumë se 55 ditësh të përmbytur, zonat e nën Shkodrës janë duke ju nënshtruar procesit të verifikimit të dëmeve.

Grupet e ngritura nga Bashkia kanë nisur punën nga zona e Muriqanit për të përfunduar me komunën ‘Ana e Malit’, e cila për shkak të pozicionit gjeografik dhe tërheqjes së ujit me vonesë do të verifikohet e fundit.

Banorët e zonave të përmbytura thonë se këtë vit dëmet e shkaktuara janë më të madha se në vitin 2018, kjo për shkak se bllokimi i kufijve i detyroi fshatarët që të investonin në tokat e tyra, tashmë të përmbytura.

Korrespondenti i Euronews Albania në Shkodër, Teodor Gjerga tha se 5300 hektarë tokë janë përcaktuar nga bashkia Shkodër si të përmbytura nga uji.

Ndërkohë që siç raportoi gazetari, verifikimi i dëmeve në terren kryesisht ka përfunduar, përveç njësisë administrative Ana e Malit ku uji është ende prezent.

“Në lagjen Goricë ka ende prani uji në toka. Për shkak të kohës shumë të gjatë që ka qëndruar uji në këto toka pjesa më e madhe e bimësisë e mbjellë për ushqimin për gjënë e gjallë është dëmtuar shumë dhe është bërë thuajse e papërdorshme,” – shpjegoi Gjerga.

Ndonëse me grupe të vogla dhe jo shpejt, procesi i verifikimit po vijon ndërkohë që sipas gazetarit banorët kanë shprehur dhe pakënaqësi për shkak të vlerësimit jo korrekt.

Faza e parë e procesit mund të përmbyllet brenda javës me pas të gjitha të dhënat nga bashkia e Shkodrës do të kenë një verifikim të përgjithshëm e në fund listat e dëmve do të shkojnë pranë Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë ku do të vendoset dhe vlera.

“Këtu nis dhe problemi sepse ministrja e  Bujqësisë, Milva Ikonomi është shprehur se ky dëm do të mbulohet nga bashkia Shkodër nga fondi i emergjencës, por sicc është bërë me dije dhe nga kryebashkiakja Voltana Ademi 4% është një fond i vogël dhe i papërfillshëm duke përllogaritur dëmin e këtyre përmbytjeve,” – u shpreh Teodor Gjerga.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026