Amnesty International: Është rritur numri i ekzekutimeve të të dënuarve në Iran

4 Prill 2024 | 11:38

Numri i ekzekutimit të të dënuarve në Iran ka shënuar një rritje jashtëzakonisht të madhe në vitin 2023, sipas Amnesty International, e cila tha se gjysma e të ekzekutuarve ishin të dënuar për akuza në lidhje me drogën.

Sipas grupit për të drejtat e njeriut, kjo e vë në pah “ndikimin joproporcional të politikave vdekjeprurëse të autoriteteve kundër lëndëve narkotike në komunitetet e varfra dhe të margjinalizuara”.

Amnesty tha në një raport të publikuar më 4 prill se Irani i kreu 853 ekzekutime vitin e kaluar. Së paku 481 prej të ekzekutuarve ishin të dënuar për lëndë narkotike.

“Dënimi me vdekje është i neveritshëm në të gjitha rrethanat, por përdorimi i tij në një shkallë të lartë për dënimet në lidhje me përdorimin e drogës pas gjykimeve tejet të padrejta para Gjykatave Revolucionare, është abuzim grotesk i detyrës”, tha Diana Eltahawy, zëvendësdrejtoresha rajonale e Amnesty për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Amnesty e ka akuzuar Qeverinë iraniane edhe për “armatimin e dënimit me vdekje”, për t’i sulmuar “protestuesit, disidentët dhe pjesëtarët e pakicave të shtypura etnike”.

Ajo bëri thirrje për “përgjigje të fuqishme globale” për t’i bërë trysni Teheranit për ta pezulluar përkohësisht dënimin me vdekje.

Pas një vale protestash kombëtare që e goditën vendin në pjesën e dytë të vitit 2022, Amnesty shkroi: “Autoritetet iraniane e rritën përdorimin e dënimit me vdekje si armë për t’i shtypur disidentët”.

Numri i të ekzekutuarve në Iran në vitin 2023 ishte më i larti prej vitit 2015 dhe 172 për qind më i lartë se në vitin 2021, kur Ebrahim Raisi u bë president dhe Gholamhossein Ejei u emërua kryetar i gjyqësorit, tha Amnesty në raport.

Qeveria iraniane nuk i publikon të dhënat zyrtare për numrin e ekzekutimeve, por Amnesty punoi me grupet iraniane për të drejtat e njeriut për t’i dokumentuar rastet duke përdorur burime të hapura si, mediat shtetërore dhe organizatat për të drejtat e njeriut, shkruan REL.

Së paku 95 ekzekutime u raportuan më 2024 në Iran deri më 20 mars, tha grupi për të drejtat e njeriut, duke shtuar se beson se numri i vërtetë është më i lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026