75 vjet NATO, ambasada e SHBA-ve: Aleanca mbron më shumë se 1 miliard njerëz në botë

4 Prill 2024 | 12:49

Ambasada e Amerikane në Tiranë, ka shpërndarë në rrjete sociale një mesazh për 75-vjetorin e themelimit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO.

Ambasada amerikane përkujton 75-vjetorin e themelimit të Kartës së NATO-s nga 12 vende anëtarë fillimisht.

Në reagimin e ambasaës theksohet se aleancës e NATO-s, ka shërbyer si një mburojë kundër agresionit duke siguruar mbrojtje për më shumë se 1 miliard njerëz.

“Sot shënojmë 75 vite nga themelimi i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Më 4 prill 1949, Traktati i Atlantikut të Veriut (i njohur si Traktati i Uashingtonit) krijoi themelin e NATO-s me 12 anëtarë themelues. Për 75 vjet, Karta e NATO-s ka shërbyer si një mburojë kundër agresionit dhe ka sjellë stabilitet, paqe dhe siguri më të madhe në botë. Tani me 32 vende të forta, NATO mbron më shumë se një miliard njerëz. Ne jemi një komunitet aleatësh i bashkuar nga vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë individuale, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026