75 vjet NATO, Basha: Aleanca më e  madhe, më e fuqishme e më e suksesshme në histori

4 Prill 2024 | 12:25

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpërndarë në rrjete sociale një postim në lidhje me 75 vjtorin e krijimit të NATO-s.

Basha e shoqëron postimin me foton e aktit të anetarësimt të Shqipërisë në aleancë, të firmosur prej tij dhe të ekspozuar këtë të enjte në selinë e NATO-s.

Kryedemokrati ka shpërndarë gjithashtu dhe mesazhin e Sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright në 50 vjetorin e Aleancës.

“Kumbon sot mesazhi i Sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright në 50 vjetorin e Aleancës:

“Ne e dimë se kur demokracitë e Europës dhe Amerikës ndahen, krijohen çarje midis të cilave mund të shfaqen forcat e së keqes dhe agresionit, por kur qëndrojmë së bashku nuk ka asnjë forcë mbi tokë më të fuqishme se solidariteti ynë në emër të lirisë”

15 vite më parë Shqipëria u bë anëtare e Aleancës, dhe për këtë sot çdo shqiptar duhet të ndjehet krenar”, shkruan Basha në facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026