Të huajt preferojnë Thethin/ Bujtinat nuk gjejnë dot staf, probleme mbeturinat

4 Prill 2024 | 16:00

Ndonëse ende zyrtarisht nuk ka nisur sezoni turistik, në pikën turistike të Thethit vizitorët janë të shumtë.

Pushues nga e gjithw Evropa prej ditësh kanë pushtuar Thethin, duke premtuar një sezon turistik fantastik.

“Vij nga Spanja. Kam dy ditë në Shqipëri. Më pëlqen se njerëzit janë pozitivë dhe natyra shumë e bukur. Njerëzit këtu gjithmonë të ndihmojnë për çdo gjë pavarësisht se ka zona pa internet. Në aeroport një djalë na pyeti nese jemi turistë dhe na udhëzoi çfarë të bënim.”- u shpreh Paola nga Spanja.

“Jemi në Theth se adhurojmë malet dhe vendi kwtu është fantastik. Këtë vend na e kanë referuar miqtë. Nuk kisha dëgjuar më parë, vetëm për Ballkanin dhe më ngjan paksa me Gjeorgjinë. Më pëlqejnë shumë vendet malore”-tha Valeria nga Gjermania.

Një franko-gjerman kanë udhëtuar së bashku për në Theth. Natyra i ka tërhequr shumë.

“Është hera e parë që jemi në Shqipëri. Do të qëndrojmë një javë këtu. Pamë onlinë fotot e Thethit dhe padyshim që na tërhoqi që ta vizitonim. Natyra është shumë e bukur”- u shpreh Luchanika nga Ukraina.

Natyra ka mahnitur turistët në këtë zonë por ka nga ata që mendojnë që duhet bërë më tepër sa i takon pastrimit.

“Jam nga Ukraina dhe momentalisht jam zhvendosur në Poloni. Erdha këtu se më pëlqejnë malet dhe padyshim këtu janë shumë të bukur. Peisazhi është shumë i bukur. Do më pëlqente më shumë që mbeturinat të hidheshin në vendet e caktuara.”- tha turisti nga Ukraina.

Fillimi i sezonit risjell në vwmendje dhe problematikat. Fluksi shumë i lartë i turistëve nxjerr në pah vështirësinë për te gjetur fuqi punëtore. Ndonëse një kamarier në Theth paguhet deri në 700-800€ në muaj sërish është e vështirë të gjesh të tillë në sezon.

“Sezoni turistik ka filluar, sidomos me të huaj ka interes të jashtëzakonshëm. Pothuajse shumica e bujtinave janë hapur dhe pjesa tjetër janë në ditët e fundit që të rregullojmë ambientet. Jashtëzakonisht është shumë problem, disa bujtina po punojnë me disa agjenci për të sjellë të huaj në disa pozicione pune. Për momentin shkon në 700-800€ në muaj. Përfshin fjetjen dhe ushqimin ku dhe bakshishet janë shumë të mira se je një vend turistik.”

Një tjetër problem që haset në turizëm në zonën e Thethit është informaliteti. Kjo bën të pamundur edhe numrin e saktë të vizitorëve që zgjedhin të qëndrojnë në Theth.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026