Vdekja e 69-vjeçarit në Elbasan, gazetarja: Ra në pusetë pas Iftarit, ishte errësirë

5 Prill 2024 | 08:46

Një 69-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga biçikleta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bradashesh në Elbasan. Sipas policisë, në datën 3 prill, rreth orës  22:00, në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar pa shenja jete shtetasi I. G., 69 vjeç.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, duke lëvizur me biçikletë, në fshatin Bradashesh, akidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë në një pusetë të hapur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Si pasojë e dëmtimeve, 69-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit me ambulancë, në spital.

Ndërkohë gazetarja e Euronews Albania, Edlira Xherri, tha për emisionin “Good Morning Albanians” se 69-vjeçari ra në pusetë pasi kishte konsumuar iftarin dhe kishte pirë kafe.

Po ashtu, ajo tha se shkak kryesor për humbjen e jetës së tij ka qenë errësira në zonë dhe mungesa e kapakut të pusetës.

“Fshati Bradashesh i Elbasanit jo vetëm që është tronditur nga ngjarja e rëndë që i mori jetën 69-vjeçarit, por është një nga ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur në këtë zonë. Në njoftimin e Policisë thuhet se 69 vjeçari rreth orës 21:50 teksa kthehej në banesën e tij, ka rënë në një pusetë të hapur.

Shkaqet janë të shumta, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të pusetës e cila ishte e hapur dhe mungonte kapaku, ku duhet thënë se së fundmi jo vetëm në Elbasan dhe zonat periferike, por edhe në qytet ka puseta të hapura. Në pusetën ku ka ndodhur ngjarja, puseta është zëvendësuar.

Veç kapakut të pusetës që mungonte, një nga shkaqet që ka bërë që 69-vjeçari të humbte jetën ka qenë edhe errësira. Sipas informacioneve nga banorët, 69 vjeçari po kthehej në shtëpi. Pasi ka konsumuar iftarin, ai ka shkuar të pijë kafe dhe në kthim ka ndodhur fatkeqësia. Ai ka ndërruar jetë kur po shkonte në spitalin e Elbasanit”, tha Xherri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026