Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme, vlerat historike të godinës që u dogj në Sarandë

5 Prill 2024 | 12:22

“Bar Lulishtja” godina historike në qytetin e Sarandës, u shkrumbua mëngjesin e kësaj të premteje nga flakët.

Zjarri ra rreth orës 10:00 të mëngjesit, ku konstruksioni prej druri i çatisë bëri që flakët të përhapeshin me shpejtësi duke rrezikuar edhe subjektet për rreth. Një godinë me biznese dhe një bar u prekën nga zjarri në një pjesë të tyre.

E njohur si “Bar Lulishtja” gjatë periudhës së komunizmit dhe deri në ditët e sotme, godina në pronësi të bashkisë Sarandë, ka shërbyer në vitet 1920-1930 si Agjensia Konsullore Italiane.

Godina kishte si status marrëdhëniet konsullore dhe diplomatike me Italinë me juridiksion Jugun e Shqipërisë. Godina ishte e vendosur në Sarandë për shkak të portit dhe marrëdhënieve tregtare të qytetit, por dhe të gjithë zonës së jugut.

Konsullata e Sarandës varej nga Legata Italiane e Durrësit, e cila u mbyll me fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Policia e Sarandës po heton ngjarjen, ndërsa dyshimet e para janë për një zjarrvënie e qëllimshme.

Godina në vitet 20-30

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026