Situata në Gaza, si u “dorëzua” Netanyahu pas presionit të Biden
Izraeli ka pranuar të lejojë shpërndarjen e ndihmave në Gaza pas një telefonate Biden-Netanyahu. Shteti hebre do të lejojë ofrimin e përkohshëm të ndihmave përmes portit të Ashdodit dhe kalimit të Erezit.
Biden paralajmëroi Netanyahun se politika e SHBA ndaj Izraelit mund të ndryshojë nëse vendi nuk merr hapa konkretë për zgjidhjen e krizës humanitare.
“Presidenti theksoi se sulmet ndaj punonjësve humanitarë dhe situata e përgjithshme humanitare në Gaza janë të papranueshme. Ai e bëri të qartë nevojën që Izraeli të njoftojë dhe implementojë një seri masah për të mbrojtur civilët, shpërndarjen e ndihmave dhe sigurinë e punonjësve. Ai bëri gjithashtu të qartë se politika e SHBA ndaj Gazës do të përcaktohet në bazë të shqyrtimit të hapave dhe veprimeve të Izraelit”, deklaroi John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA.
Ndërkohë, vazhdojnë homazhet në nder të 7 punonjësve humanitarë të vrarë nga sulmi izraelit ditën e hënë. Dhjetëra njerëz u mblodhën në një qytet në jug-lindje të Polonisë për të nderuar Damien Sobol.
Krahas bombave, uria po vret gjithashtu palestinezët. Izraeli është zotuar se do të lejojë kalimin e ndihmave nga Jordania, që hyjnë përmes kalimit jugor Kerem Shalom.
Vetë Jordania po shpërndan ndihma nga ajri. Të enjten forcat e armatosura të vendit kryen 10 misione humanitare.
LEXONI GJITHASHTU:
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut