“Ukraina, do të bëhet pjesë e NATO-s”- Premtimi i Blinken dhe Stoltenberg

5 Prill 2024 | 16:00

“Ukraina do të bëhet pjesë e NATO-s”. Kështu ka deklaruar sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë një takimi me homologun ukrainas, Dmitry Kuleba në Bruksel. Në të njëjtën kohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s riafirmoi qasjen e tij, se Aleanca nuk e konsideron veten të përfshirë direkt në luftë.

“Nuk kemi plane për të pasur trupa luftarake në brendësi të Ukrainës. Nuk ka pasur kërkesëa për një gjë të tillë. Por ukrainasit po na kërkojnë pajisje, municione, arnë ushtarake dhe ne po ua ofrojmë këto atyre. Por kjo nuk e bën NATO-n pjesë të konfliktit. Ne e mbështesim Ukrainën tek e drejta për t’u vetëmbrojtur”, deklaroi Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Ndërkohë, të premten një seri shpërthimesh u dëgjuan në Kharkiv. Qyteti u gjend nën sulmin e dronëve rusë, që vranë 4 persona. Kievi pretendon se forcat ruse përdorin taktikën e “goditjes së dyfishtë”, që është kur një dron apo raketë godet të njëjtin objektiv për herë të dytë pas njëfarë kohe, duke vënë në rrezik edhe ekipet e shpëtimit që shkojnë në vendngjarje pas sulmi të parë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026