Një jetë në agjërim, besimtari 76-vjeç tregon se si mbante Ramazan në komunizëm

5 Prill 2024 | 17:45

Të agjërosh në emër të Zotit është një nga shtyllat themelore të besimit islam e sidomos në këto ditë të fundit të Ramazanit, mes të cilave “fshihet” edhe Nata e shenjtë e Kadrit, shpërblimi hyjnor është edhe më i madh për besimtarin.

Një i tillë, i devotshëm në maksimum, gjendet në Elbasan, Rexhep Xhafa është 76 vjeç dhe agjëron prej dekadash. Nuk ka asnjë vështirësi, edhe pse në moshë të thyer.

“Ramazani është muaji i adhurimit muaji i bereqetit, është gjë e madhe sepse Ramazani është i fshehtë. Zoti për madhninë e vet atë e ka bërë të fshehtë, ke lidhje direkt me Zotin, asnjë njëri nuk e di”, thotë ai.

Por edhe pse Ramazani në komunizëm ishte mision i vështirë, besimtari rrëfen se ka agjëruar që në shkollë fillore.

“Kam që ku është prishur sistemi dhe mbrapa s’e kam prishur asnjëherë, e kam mbajtur. Në kohën e monizmit unë isha dhe kuadër në fakt, por edhe agjëroja shumë herë tinëz, vetëm kur kishim mbledhje nuk agjëroja. Në kohën e monizmit ishte e ndaluar pastaj si u hap unë dhe i dija në fakt ato rregullat dhe lexoja dhe kuranin”, shprehet 76-vjeçare.

Ndonëse ai sistem nuk ofronte asnjë mundësi orientimi për oraret e çeljes dhe iftarit, kush donte të besonte e gjente rrugën, tregon Xhafa, ndërsa ve theksin tek rëndësia e Natës së Kadrit.

Pas këtij muaji sakrifice, edhe 76-vjeçari nga Elbasani do të festojë Fitër Bajramin, me shpresën se Zoti do t’ia ketë pranuar përkushtimin e tij, ashtu siç dëshirojnë miliona e miliona besimtarë në të gjithë botën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026