Aksidentet rrugore, zyrtari i policisë paralajmëron gjoba me dronë në zonat e rrezikshme
Policia synon të ndërgjegjësojë qytetarët për aksidentet rrugore duke rritur ndëshkimet për shkeljet e rregullave të qarkullimit. Skënder Ismaili, drejtues i departamentit të Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, tha për Euronews Albania se me këtë prirje, në zonat më të rrezikshme, policia nuk do të ndalojë më drejtuesit në rrugë për shkelje, por t’ua dërgojë gjobat në shtëpi.
Ismaili paralajamëroi që qytetarët të tregohen të kujdesshëm, pasi në të kundërtën “do t’i shohin gjobat në shtëpi” nëse shkelin rregullat e qarkullimit në rrugët e konsideruara si më problematiket prej aksidentet.
Vetëm tre muajt e parë të vitit humbën jetën 50 persona si pasojë e aksidenteve rrugore. Ismaili tha se kjo situatë është tejet shqetësuese duke pasur parasysh se vendi ndodhet edhe nën pandemi. Megjithatë ai sqaroi se përgjegjësia kryesore mbetet te drejtuesit e makinave.
“Aksidentet […] kanë disa faktorë objektivë dhe subjektivë që ndikojnë në ndodhjen e tyre, nga analizat që u kemi bërë të gjitha ngjarjeve rrugore të vitit të kaluar dhe veçanti ngjarjeve të fundit është arritur në përfundimin se ka ndryshuar sjellja e drejtuesve të makinave në rrugë, që do të thotë se ka më shumë shkelje [të rregullave]” – tha Ismaili.
Faktin se për 10 ditë janë vendosur 14 mijë gjoba drejtuesi i policisë e konsideroi si “alarmante”. Ai tha se përgjegjësia për aksidentet e rënda bie mbi përdoruesit e rrugës dhe se aksidentet ndodhin për shkak të parakalimeve të gabuara, shkeljes së rregullave të qarkullimit dhe abuzimit me alkoolin.
Ismaili tha se policia ka shtuar patrullat dhe ka nisur të patrullojë edhe nga ajri me dronë në mënyrë që të rrisë kështu pikasjen e rasteve në shkelje dhe ndëshkimin e tyre si masë ndërgjegjësimi ndaj qytetarëve. I pyetur nëse kjo fushatë e ashpër me ndëshkime mund të japë efekt në uljen e aksidenteve, Ismaili tha se “ndikon ndjeshëm”.
“Mënyrë mjaft efikase për këtë drejtim do të jetë që drejtuesit e mjeteve nuk do të ndalohen në rrugë, sepse sanksionet do të shkojnë në banesë dhe për këtë duhet të kenë mjaft kujdes dhe të interesohen herë pas here,” – u shpreh Ismaili.
Zyrtari i policisë tha se vitet e fundit është përmirësuar ndjeshëm sinjalistika rrugore, por ai pranoi se jo të gjitha rrugët paraqesin të gjitha siguritë për drejtuesit e makinave. Megjithatë ai theksoi se në këto raste në këto rrugë përgjegjësia për të ulur shpejtësinë dhe rritur vëmendjen bie te drejtuesit.
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit