A do të shuhej nevoja për bashkim nëse integrohemi në BE ? Gjetjet e Barometrit
Barometri ka shkuar më tej në hulumtimin e mendimit të qytetarëve shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë për të marrë mendimin e tyre për bashkimin kombëtar në raport me integrimin në BE.
Pyetja e radhës ka qenë “nëse Kosova dhe Shqipëria do të anëtarësohen në Bashkimin Europian, a mendoni se do të shuhej nevoja për Bashkimin kombëtar?”
Rezultati i anketës thotë se shumica e qytetarëve në Shqipëri dhe në Kosovë mendojnë që integrimi në Bashkimin Europian i Shqipërisë dhe i Kosovës nuk do të shuante nevojën për Bashkim Kombëtar mes dy shteteve.
Ata janë 50,4 % e të pyeturve në Shqipëri dhe 60,9 % e të pyeturve në Kosovë.
Përqindja më e ulët në këtë rezultat të pyetjes është e atyre që mendojnë se “PO”, integrimi në BE do ta shuante nevojën për bashkim.
Ata janë 35,5 % e të pyeturve në Shqipëri dhe 28% e të pyeturve në Kosovë.

LEXONI GJITHASHTU:
- Turizmi nxit çeljen e bizneseve/ Gjirokastër, kryesojnë shërbimet dhe akomodimet
- Zjarri në godinën historike, Tare: Çfarë pashë, pse godina u la qëllimisht të digjej
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta