Turizmi nxit çeljen e bizneseve/ Gjirokastër, kryesojnë shërbimet dhe akomodimet
Zhvillimi i turizmit në Gjirokastër po nxit çeljen e bizneseve të reja kryesisht në sektorin e shërbimit dhe akomodimit për vizitorët vendas dhe huaj. Në zonën historike zhvillojnë aktivitetin rreth 150 biznese si restorante, bujtina, qendrat e suvenireve të cilët po investojnë për zgjerimin e llojit të produkteve si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për turistët.
“Ne si biznes jemi munduar të shtojmë kapacitetin duke përdorur investime bashkëkohore por gjithsesi gjithashtu të ndërthurura me traditën në mënyrë që turistët të ndihet sa më komod në qytetin e Gjirokastrës dhe gjithashtu edhe të përjetojë autenticitetin e këtij qyteti dhe të shtëpive tradicionale”- tha Bledi Kalemi.
“Duke parë dhe biznesin e prindërve të mi më pëlqeu shumë edhe doja të filloja biznesin tim të parë siç e fillova edhe ishte një pasion për mua tregëtimi i gjërave artistike, i suvenireve edhe më pëlqeu shumë dhe e vazhdova për këto 7 vite dhe besoj se do ta vazhdoj akoma më shumë” -Mihal Mastora, administrator biznesi turistik.
Biznesi lokal në qytetin e gurtë shpreson për një sezon të mbarë turistik gjatë periudhës në vazhdim.
“Jemi shumë optimistë jo vetëm unë por të gjithë, shikojmë që tani që është fillimi i sezonit që kemi njerëz më shumë në krahasim me vitet e tjera dhe shikojmë edhe një rritje akoma më të madhe të turizmit në Shqipëri dhe sidomos në Gjirokastër që është bërë një nga atraksionet më të mira turistike në Shqipëri”- theksoi Mastora.
“Theksi kryesisht është vendosur tek turistët cilësorë në mënyrë meqë Gjirokastra është një qytet në UNESCO, pjesa më e madhe e vizitorëve janë turistë që vijnë për vlerat karakteristike të këtij qyteti dhe në këtë mënyrë edhe ne jemi përpjekur që edhe struktura akomoduse të përshtatet sa më mirë me këto vlera arkitektonike”- Bledi Kalemi.
Tashmë turizmi është kthyer në promotorin e ekonomisë lokale në Gjirokastër ndërsa synohet që gjatë këtij viti në këtë sektor të çelen rreth 1 mijë vende pune.
LEXONI GJITHASHTU:
Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 16:19 Le Pen komenton përplasjen Trump-Meloni: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendev
- 16:18 Katari dhe Pakistani diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme, pjesë nga bisedimet
- 16:16 Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025