Miratimi i Amnistisë Penale, zëdhënësja e PD: Rama është në pazar me Berishën

5 Prill 2024 | 14:45

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë bërë pazar me njëri-tjetrin.

Komentet Karabina i bëri përmes një deklarate në seli, ku tha se ky pazar mes tyre u pa edhe në votimin e Amnistisë Penale gjatë ditës së djeshme në Kuvend.

Ajo shtoi gjithashtu se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, lejoi të marrin pjesë në seancën plenare, në kundërshtim me rregulloren, deputetë të Rithemelimit të përjashtuar më parë.

Deklarata e Mirela Karabinës:

Që Edi Rama është në pazar me Sali Berishën kjo dihej dhe qartësohet përditë dhe më shumë.

Është në pazar, jo sepse e do, por sepse vetëm me Berishën përballë mund të rri në pushtet i pashqetësuar.

Ashtu sikurse Berishës i intereson kjo gjë, sepse i braktisur prej të gjithëve, Edi Rama e rifuti në lojë, duke i dhënë deputetëve të tij zërin në Parlament.

Ky pazar u pa në votimin e amnistisë penale, ku të koordinuar votuan për të shpëtuar të korruptuarit e tyre dhe për t’i bërë presion SPAK-ut.

Këtë gjë e fshehën duke thënë se po votojnë për të amnistuar njerëzit, por në të vërtetën qytetarët janë humbësit e amnistisë, ndërsa të korruptuarit përfituesit e mëdhenj.

Sigurisht që pazari mes Berishës dhe Ramës, nuk mund të bëhej i mundur pa ndërmjetësimin e Lindita Nikollës, e cila prej kohësh e ka kthyer pozicionin e Kryetares së Kuvendit në sekretariatin e Edi Ramës, duke ia ulur dinjitetin postit që mban dhe duke e kthyer në notere të pazareve të pista.

Nuk është hera e parë që Lindita Nikolla lejon të marrin pjesë në Kuvend, në kundërshtim me Rregulloren, deputetë të përjashtuar më parë.

E ka bërë gjatë kohës së kaosit në Parlament, ku fuste deputetët e përjashtuar për të mbajtur kaosin dhe për të ndezur tymin dhe flakën në ambjentet e Kuvendit.

E bëri edhe dje me zëvendësin e Sali Berishës në Kuvend.

Ndaj, Lindita Nikolla duhet të dalë dhe të japë llogari se pse deputeti i përjashtuar Flamur Noka u lejua të merrte pjesë në votimin e djeshëm.

A është kjo pjesë e pazarit dhe e marrëveshjes mes tyre?

Deputeti që i kërkonte Nikollës me sms t’i jepte edhe një herë fjalën shefit të tij dhe pastaj të iknin, nuk mund të jetë as mbi Ligjin as mbi Rregulloren.

Ndaj Partia Demokratike është këtu, më e vendosur se kurrë për të bërë transparencë të plotë dhe për të denoncuar pazarin e pistë mes përfaqësuesve të politikës së vjetër, të cilët kanë rënë dakort për ta mbajtur peng këtë vend, në një aleancë kundër njerëzve dhe kundër sistemit të drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026