Votimi i Amnistisë Penale me 116 vota pro, deputeti që votoi kundër
Këtë të enjte u miratua në Kuvendin e Shqipërisë projektligji për Amnistinë Penale. Në parim 116 deputetë votuan pro amnistinë, ndërsa vetëm 1 deputet votoi kundër.
I vetmi që votoi kundër amnistisë ishte Agron Shehaj.
Ligji për aministinë, i cili kërkonte shumicë të cilësuar, u miratua me votat e mazhorancës socialiste dhe të opozitës së grupimit Berisha-Bardhi.
Në seancën e sotme kryeparlamentarja Lindita Nikolla bëri me dije se për këtë projektligj janë paraqitur amendamente nga dy deputetët demokrat Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj.
Kuvendi miratoi edhe amendamentin e Gazment Bardhit për aministinë me 111 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim. Në këtë amendament është këtkuar që të përfshihen në amnisti protestuesit e PD-së të dënuar, nën hetim apo të proceduar deri në datën 31 Mars 2024.
Amendamenti i Enkelejd Alibeajt nuk u miratua, ai mori 8 vota pro, 72 kundeë, 2 abstenime.
Sapo ligji të botohet në Fletoren Zyrtare, Amnistia Penale do u japë liri 700 të dënuarve. Nga ky ligj përfitojnë 1100 të dënuar dhe të paraburgosur, ku krahas 700 të dënuarve, 400 të tjerët do të përfitojnë ulje dënimi nga 1.5 deri në 2 vite burgim.
Amnistia Penale është një nga çështjet më të diskutuara, ajo është depozituar në Kuvend që në dhjetor të 2023, por mosdakordësia mes palëve bëri që votimi i draftit të shtyhej për 3 muaj.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha në fjalën e tij në Kuvend se nga amnistia do të përfitojnë edhe protestuesit e opozitës, ndërsa theksoi se nuk përfitojnë prej saj personat e dënuar me burgim të përjetshëm, të dënuarit nga GJKKO dhe ata të akuzuar që janë në arrati.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë