Amnistia penale u miratua/ Alibeaj: Kjo ishte goditje për drejtësinë e re

4 Prill 2024 | 20:09

Enkelejd Alibeaj tha pas seancës së kësaj të enjte në Kuvend ku miratua me 116 vota pro e 1 votë kundër Amnistia penale.

Alibeaj e quajti një pazar të bërë natën, miratimin e kësaj amnistie ndërsa tha se vota e tyre ishte një goditje për SPAK- duke shtuar se nga amnistia do të përfitojnë zyrtarët e korruptuar.

“Filloi natën, pazar i fshehtë, pazar i cili është i qartë për këdo. E para protestuesit e Partisë Demokratike, që dolën kundër vjedhjes e korrupsionit, sot janë sërish në thundër të Ulsiut, të Ramës të Ballës dhe gjithë shpurës së tyre, vetëm për të mbrojtur interesin e tyre. Kjo ishte një goditje mu në zemër të drejtësisë së re. 110 deputetë u bashkuan bashkë për të goditur SPAK-un”,-tha Alibeaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026