Basha: Pazar i ndyrë me amnistinë penale! Do përfitojnë drejtorë e zyrtarë

4 Prill 2024 | 19:22

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në fjalën e tij në seancën plenare se nga amnistia penale do përfitojnë drejtorë e zyrtarë të korruptuar por jo shoqëria civile.

Ai tha se kjo amnisti po bëhet për interesa të qeverisë dhe të atyre që kanë “pazare” me qeverinë, e se nga ajo nuk do të përfitojnë protestuesit e opozitës, pasi sipas tij, vepra për të cilën shumica e tyre janë në ndjekje penale nuk përjashtohet nga amnistia.

“Në këtë propozim ka një sërë veprash penale që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve, të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të korrupsioneve në tendera, që nuk përjashtohen nga amnistia penale. Këto vepra penale nuk mund të përfitojnë amnistinë, nuk mund t’u bashkëngjitet halleve të burrave dhe grave që vërtet kanë nevojë për një gjest nga parlamenti.

Gënjeshtra e dytë ka të bëjë me protestuesit. Është fakt i njohur nga Partia Demokratike dhe jo nga përfituesit e tyre në sofrën bujare të qeverisë të ulur këmbëkryq, që shumica e protestuesve ndiqen për kundërshtim të forcave të policisë në bashkëpunim, një vepër penale e cila parashikon dënime mbi 2 vite.

Siç u tha pak më parë këtu, janë jashtë parashikimit të kësaj amnistie. Mbi këto fakte është e qartë se çfarë loje po luhej, është e qartë se çfarë pazari i ndyrë po bëhet. Një palë ka hall t’i njihet etiketa false, pala tjetër ka hallin e numrit gjithmonë e në rritje të zyrtarëve të korruptuar që po bien në burg. Mesazhi që po i çojnë SPAK është “ju i dënoni, ne i lirojmë”. Kjo është e vërteta, këto janë faktet. Falen ata që janë dënuar për aferën e Astirit, por nuk falen nga ndjekja penale protestuesit që mbronin shtëpitë e tyre dhe që ndiqen penalisht për kundërshtim të policisë në bashkëpunim.

Do përfitojnë zyrtarët e Bashkisë Tiranë që shkatërruan banesat në fundin e Bulevardit të Ri, por nuk do të përfitojnë nënat dhe baballarët, që kundërshtuan policinë. E njëjta gjë me banorët e Shkozës, e njëjta gjë ndodh edhe me protestuesit që ishin kundër shembjes të Teatrit Kombëtar”,-tha Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 25-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
20:03 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026