Amnistia/ Manja: Përfitojnë protestuesit e opozitës. Pushohen 232 çështje penale
Këtë të enjte pritet të votohet një nga çështjet më të diskutuara, ajo e amnistisë penale. Ministri i drejtësisë Ulsi Manja tha në fjalën e tij në seancën plenare të zhvilluar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë se nga amnistia penale do të përfitojnë edhe protestuesit e opozitës.
Për ta ai tha se do ketë pushim të ndjekjeve penale në çdo fazë të hetimit apo të gjykimit, për një kategori veprash penale të kryera gjatë manifestimeve të ndodhura deri më 31 mars të këtij viti.
Ai shtoi se nga amnistia do të përfitojnë 232 çështje penale.
“Do të përjashtohen të gjitha kallëzimet që ndodhen organet përkatëse, për disa lloje veprash penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të zhvilluara deri në datën 31/03/2024. Çka do të thotë, për protestuesit e opozitës, pa dallim ndarjesh në kohë, por për një kategori veprash penale, të cilat janë listuar dhe lidhen me këto kategori, do të kemi pushim të ndjekjes penale, në çdo fazë të hetimit apo të gjykimit, për këto kategori.
Se cilat janë veprat e listuara, zoti Bardhi do t’i propozojë në amendamentin e tij që do t’i parashtrojë këtu pas meje, kjo do të jetë sa i takon ndjekjes penale. Më lejoni t’ju jap një shifër, që e kemi të rakorduar me organin e akuzës, janë 232 çështje penale që do të përfitojnë nga kjo amnisti, sa i takon ndjekjes penale”.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë