Wolff: Mercedes nuk mund ta skualifikojë Vettel
Toto Wolff tha për mediat në Japoni se “ai kurrë nuk mund ta skualifikojë emrin e Sebastian Vettel ndër kandidaturën për vendin bosh te Mercedes, sezonin e ardhshëm.
Pas testit të fundit me hipermakinën Porsche, Vettel bëri të ditur se mund ti interesojë një kthim në Formula 1. Gjithashtu, ai nuk mohoi se është në kontakte të rregullta me austriakun Wolff, i cili po kërkon një zëvendësues për Lewis Hamilton pas vendimit të këtij të fundit për t’u transferuar te Ferrari.
Team Principal i skuadrës gjermane konfirmon miqësinë me Sebastian Vettel prej një kohe të gjatë dhe se e vlerëson si pilot për atë çka bëri në pistë 4 herë kampioni i botës radhazi në bordin e Red Bull. Vettel u tërhoq nga Formula 1 në fund të sezonit 2022. Ai qëndroi për 15 vite në pistë gjatë të cilëve përveç 4 titujve, fitoi 53 gara dhe vendosi 57 pole positions.
Ndërkohë Wolff nuk përjashtoi që Mercedes do të marrë kohën e nevojshme përpara se të vendosë për emrin që do t’i George Russell në skuadër për vitin 2025. Kjo edhe për faktin se merkato e pilotëve është dinamike dhe kandidatët duhet të tregojnë motivimin e duhur përpara firmës në kontratë.
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në