Erlis Çela: Fushata ka gjuhë denigruese dhe urrejtje të pastër, shoqëria duhet të reagojë

11 Mars 2021 | 08:00

Erlis Çela, pedagog dhe ekspert i shkencave të komunikimit thotë se qeveria po përdor një gjuhë të dënueshme në fushatën e zgjedhjeve parlamentare. Ai e cilëson denigruese fjalorin e përdorur nga Kryeministri Edi Rama për të stigmatizuar kundërshtarët.

Gjithashtu, z. Çela dënon dhe një reklamë të publikuar së fundmi nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ku për të evidentuar praninë e gjatë të Sali Berishës në politikë përdoret si karakter një e moshuar që vuan nga humbja e kujtesës.

“Kjo është përtej absurdit, sëmundja është një fatkeqësi për të gjithë dhe nuk mund të luash me dinjitetin e dikuj që është prekur nga kjo gjë. Strategjia që po përdoret është me sa duket ‘qëllimi justifikon mjetin’ dhe përdoret në një kohë kur nuk ka platformë dhe bilanc”, deklaroi eksperti.

Sipas z. Çela në një kohë kur mungojnë organet që nuk duhet ta lejonin një gjë të tillë, atëherë nevojitet që vetë shoqëria të reagojë dhe të mos e pranojë përdorimin e kësaj gjuhe. Ndërsa bën thirrje që të mbrohen fëmijët, eksperti i komunikimit thotë se situata mund të agravohet nëse edhe opozita bëhet pjesë e fushatës negative.

“Fushata ka gjuhë denigruese dhe urrejtjeje të pastër. Ka dy strategji në fushatë nga një anë kemi gjuhë urrejtjeje dhe diskriminim të pastër mbi bazë gjinore. Rama po përpiqet që të tërheqë kundërshtarin në këtë lojë. Por nga na tjetër kemi një qasje më ndryshe, Basha nuk flet me të njëjtën gjuhë. Opozita nuk ka gjuhë urrejtje deri tani, janë përqendruar tek programi dhe çështjet”, përfundoi pedagogu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026