Gjuha agresive e politikës, Aldo Merkoci: Opinioni publik fatkeqësisht nuk i ka mjetet për të reaguar
Partitë politike në prag të nisjes së fushatës elektorale për 25 prillin kanë intensifikuar sulmet personale.
Kjo fushatë denigruese nisi nga kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë teksa përdori metodën krahasuese të kandidateve të PS me ato të opozitës, përdori një gjuhë të ashpër për kundërshtarët.
Eksperti i komunikimit, Aldo Markoci thotë për Euronews Albania se sjellje të tilla tregojnë se në këto zgjedhje nuk do ketë përballje mes platformave eletorale, por vendin e tyre mund ta zëvendësojnë thjesht batutat.
“Kjo nuk është batutë. Në këto zgjedhje nuk do të kemi një përballje platformash, por do kemi një përballje batutash dhe e njëjta gjë ndodhi në zgjedhjet e fundit. Një ngjarje e tillë mendoj se fushata po lëviz shumë shpejt online”, theksoi ai.
Ai beson se kjo gjuhë mund të eliminohet në momentin kur fushata elektorale do nisë zyrtarisht pasi dhe kontrolli nga institucioniet si KQZ dhe AMA do jetë më i shtuar.
“Opinioni publik fatkeqësisht nuk i ka mjetet e nevojshme për të reaguar në një situatë të tillë dhe mendoj se janë institucionet që duhet ta bëjnë këtë gjë. Shpresoj që po dhe kur të jemi zyrtarisht në fushatë, ku institucionet si KQZ dhe AMA do kenë një rol aktivë për të normalizuar këto situata”, shtoi ai.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet