Meksika njofton ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Ekuadorin

6 Prill 2024 | 15:18

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador tha se vendi i tij do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin pasi policia bastisi ambasadën meksikane në Quito.

Të premten, López Obrador theksoi se ky akt paraqet shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe sovranitetit të Meksikës, transmeton “AP”.

Presidenti i Meksikës shkroi në Platformën X se qeveria meksikane do të veprojë sipas ligjit dhe do të shpallë menjëherë pezullimin e marrëdhënieve diplomatike me Ekuadorin.

Të premten, policia ekuadoriane hyri me forcë në ambasadën meksikane në Quito dhe arrestoi ish-zëvendëspresidentin e Ekuadorit, Jorge Glas, i cili po kërkonte azil politik atje.

Bastisja erdhi disa orë pasi qeveria meksikane i dha Glas azil politik.

Glas është ndoshta njeriu më i kërkuar në Ekuador dhe po përballet me hetime për korrupsion, sipas “AP”.

Presidenca e Ekuadorit njoftoi të premten në mbrëmje se Ekuadori është një shtet sovran dhe nuk do të lejojë asnjë kriminel të mbetet i lirë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026