Të papunë nga pandemia, vështirësi për të rinjtë, 12 600 persona dalin nga sistemi
Numri i individëve që humbën punën në krizën e pandemisë COVID-19 llogaritet të jetë rreth 40 mijë, prej të cilëve 12 600 janë të rinj të moshës 15-29 vjeç. Të dhënat e INSTAT tregojnë se sektorë të lidhur direkt me shërbimet dhe turizmin nuk arritën të gjeneronin punësim as muajt e fundit të 2020-ës.
Pandemia COVID -19 ka krijuar vështirësi në tregun e punës duke cenuar kryesisht grupet më të prekshme, gratë dhe të rinjtë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e fundit të vitit 2020 humbën punën mbi 12 mijë e 600 persona në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në fund të vitit 2020 INSTAT raportoi se ishin të punësuar 264 mijë e 300 të rinj, ndërsa në fund të vitit 2019 ishin të punësuar 276 mijë e 984 persona.
Shumë të rinj që kanë humbur punën janë drejtuar për ndihmë në zyrat e punës. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tre mujorin e katërt të vitit 2020 ishin të regjistruar të papunë në zyrat shtetërore të punës rreth 5000 të rinj të moshës 15-29 vjeç. Të dhëna të tjera sektoriale sugjerojnë se të rinjtë që kanë humbur punën ishin të punësuar në sektorin e shërbimeve dhe bizneseve të lidhura me turizmin, si hotelet, baret dhe restorantet. Indeksi i punësimit në këto aktivitete shënoi rënie nga 35-50 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2020.
Të dhënat nga Anketa e Forcës së Punës treguan se gjatë tremujorit të fundit të vitit humbën punën rreth 40 mijë persona, prej të cilëve 33 % ishin të rinj. Rritja e papunësie në moshën 15-29 vjeç ndikon edhe në trendët e emigracionit në vend që ishin të larta edhe para krizës pandemike.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania