Homazhe për deputetin Bashkim Fino në orën 11:00-16:00 në Pallatin e Kongreseve
Kryesia e Kuvendit përmes një njoftimi për mediat bëri me dije se në nderim të deputetit Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm do të mbahen homazhe duke nisur nga ora ora 11:00-16:00, në Pallatin e Kongreseve.
Përcjellja për në banesën e fundit për deputetin socialist do bëhet në orën 16:00.
Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare pasi prej ditësh ishte prekur nga COVID-19.
Ndarja nga e parakohshme nga jeta e deputetit Fino solli reagime të shumta nga politika në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama e cilësoi një ditë zie për familjen socialiste ndërsa lajmëroi anulimin e të gjitha zhvillimeve elektorale të PS në nderim të deputetit të ndjerë.
Edhe presidenti Ilir Meta reagoi përmes një statusi në Facebook për ndarjen nga jeta të deputetit të PS, të cilin e cilëson “politikan i moderuar, qytetar aktiv e familjar shembullor”.
“Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes.
Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!
Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!”, shkruan kreu i shtetit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania