Vriten tre civilë në Ukrainë, teksa Rusia vazhdon pareshtur sulmet

7 Prill 2024 | 14:51

Tre civilë janë vrarë të dielën nga një sulm rus në rajonin juglindor Zaporizhja, teksa Rusia i vazhdoi sulmet ajrore dhe të artilerisë ndaj qyteteve dhe fshatrave ukrainase, njoftuan zyrtarët lokalë.

“Dy burra dhe një grua vdiqën nën gërmadhat e shtëpisë së tyre, e cila u godit nga një predhë ruse”, tha guvernatori lokal, Ivan Fedorov, në Telegram.

Federov tha se një person tjetër u plagos kur forcat ruse e bombarduan qytetin me raketahedhës.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se Rusia i kreu 88 sulme ajrore gjatë natës, duke i lëshuar 17 dronë Shahed dhe 10 raketa.

Kundërajrorët ukrainas i shkatërruan të gjithë 17 dronët rusë, sipas ushtrisë ukrainase. Dronët u rrëzuan në rajonet Dnipropetrovsk, Harkiv dhe Poltava.

Më shumë se 100 fshatra ukrainase u përballën me zjarrin e artilerisë ruse në rajonet ukrainase Çernihiv, Donjeck, Dnipropetrovsk, Harkiv, Herson, Luhansk, Mikolaiv dhe Zaporizhja, sipas Shtabit të Përgjithshëm, shkruan REL.

Ushtria, ndërkohë, theksoi se 57 luftime u zhvilluan mes trupave ukrainase dhe forcave pushtuese ruse në ditën e fundit.

Ukraina i zmbrapsi 26 sulme ruse në rajonet lindore Donjeck dhe Luhansk, si dhe kreu sulme ndaj pozicioneve ruse në 11 zona, duke u shkaktuar atyre “humbje në ushtarë dhe pajisje”, tha ushtria.

Ajo tha ia shkaktoi forcave ruse 820 viktima dhe i shkatërroi 17 tanke, 54 autoblinda dhe 54 sisteme të artilerisë gjatë ditës së fundit.

Ky pretendim nuk mund të vërtetohet në mënyrë të pavarur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë

Një nga pronat e patundshme politike më famëkeqe në Itali thuhet se ka gjetur një blerës. Ish-kryeministri dhe ministri i jashtëm i Katarit, Hamad bin...
14:47 | 24/06/2026

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e detyruar operatorin kombëtar hekurudhor SNCB...
14:28 | 24/06/2026

Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

Kur rezultatet e referendumit të Mbretërisë së Bashkuar u shpallën në mëngjesin e 24 qershorit 2016, një valë mosbesimi u përhap në të gjithë Bashkimin Evropian (BE),...
14:19 | 24/06/2026