BE paralajmëron Kosovën e Serbinë, Stano: Po s’zbatuan marrëveshjen, do kenë pasoja

7 Prill 2024 | 14:35

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nuk u përgjigj drejtpërdrejt në pyetjen e gazetarëve që Serbia po shkel marrëveshjen me themelimin e një ekipi që do ta kryesojë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, për të luftuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Stano përsëriti se të dyja palët do të përballen me “pasoja serioze” në rrugën integruese drejt BE-së, por nuk foli veçanërisht për Serbinë dhe veprimin e saj të fundit me të cilin shkel Artikullin 4 të marrëveshjes për moskundërshtim të Kosovës në anëtarësimin në organizata të huaja.

“Nëse ata dështojnë ose vazhdojnë të dështojnë të zbatojnë atë për të cilën janë marrë vesh, pastaj do të ketë pasoja serioze. Dhe këto pasoja janë të lidhur në rrugën e integrimit.

Sepse një pjesë e marrëveshjes së dakorduar është që zbatimi dhe progresi i arritur në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit do jetë tani i lidhur me progresin e tyre në rrugën integruese të BE-së”, tha Stano.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant

Xhavit Haliti, themelues i UÇK-së dhe politikan i njohur i PDK-së në Kosovë, ka folur për Euronews Albania këtë të enjte. Për moderatorin Thimi Samarxhiu,...
14:21 | 25/06/2026

Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital

Një mosmarrëveshje mes disa personash ka shellë një sherr masiv dhe përplasje fizike në Lipjan të Kosovës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur...
09:52 | 25/06/2026

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026